Këngëtarja e muzikës popullore, Romina Aliaj, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ora Verore”, ku gjatë intervistës gazetari Ronaldo Sharka e ngacmoi paksa edhe për jetën private.
Romina tha se është single ndërsa Ronaldo insistoi duke e pyetur nëse e ngacmojnë kur këndon nëpër dasma. Romina tregoi se i ka ndodhur një rast i tillë në një dasmë.
“Më ka ndodhur me dhëndrin, është një tmerr! Më ndodhi që më shikonte dhëndri ditën e dasmës, nuk m’i ndante sytë dhe u ndjeva shumë keq, nusja e pa të gjithë situatën. Mundohesha të ktheja kurrizin, të këndoja nga nusja dhe njerëzit, situatë e sikletshme”, u shpreh këngëtarja.








![Zbulohen dy konkurentët më simpatikë të “Dance With Me”/ E kemi të vështirë ti dallojmë nga njëri-tjetri (FOTO)]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/09/ALKETA878567546-400x224.jpg)







