“UNË NUK KISHA GISHT NË VENDOSJEN E…”/ Gjyshe Xheraldina flet për herë të parë për Poem Blu: E thërras me përkëdheli… – AlpeGossip
“UNË NUK KISHA GISHT NË VENDOSJEN E…”/ Gjyshe Xheraldina flet për herë të parë për Poem Blu: E thërras me përkëdheli…

“UNË NUK KISHA GISHT NË VENDOSJEN E…”/ Gjyshe Xheraldina flet për herë të parë për Poem Blu: E thërras me përkëdheli…

Ka kaluar vetëm 1 muaj që kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu, e cila i ka ndryshuar totalisht ata sikundër na kanë treguar edhe vetë.

Ndonëse postimet e shumta në rrjetet sociale nga babi Ledri dhe mami Sara nuk mungojnë, vlen të përmendet fakti se fansat nuk dinë shumë detaje rreth Poemës së vogël, e cila për momentin ndodhet në Gjermani.

Megjithatë, disa detaje mjaft interesante ka zbardhur gjyshja e saj Xheraldina ditën e sotme, e ftuar në Live From Tirana.

Duke qenë se vogëlushja ka dy emra, Xheraldina tha se adhuron ta thërrasë Poi. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim.

“Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi.” -u shpreh Xheri.

Siç e përmendëm edhe më sipër, Sara dhe Poema janë në Gjermani e nuk kanë mundur të vijnë së bashku me reperin në Kosovë këtë herë. Rrjedhimisht, deri tani Xheraldina nuk ka mundur ta mbajë ende në krahë. Masat anti-COVID dhe distancimi social ka detyruar bebushen dhe gjyshen e saj që të qëndrojnë larg për disa kohë.

Megjithëse janë larg ata shihen gjatë gjithë kohës virtualisht edhe pse kjo nuk e shuan mallin që Xheri ndjen për fëmijët e saj.