Ai është kthyer në një nga aktorët më të njohur në vendin tonë, pasi me rolin e tij në spektaklin “Portokalli” ka arritur të marrë vëmendjen dhe dashurinë e publikut. Bëhet fjalë për aktorin Olsi Bylyku, ose siç e njohin të gjithë Kimikati, i cili së fundmi përveç aktrimit është i angazhuar dhe në muzikë.
Në programin e ri në ‘Top Channel’, ‘Sekretet e Portokalli’, aktori ka rrëfyer për prezantuesin dhe një nga momentet më të sikletshme që ka kaluar në skenë. Kimikati tregoi se në fillimet e tij në këtë spektakël teksa ka qenë duke interpretuar një nga rolet, i kishte rënë një dhëmballë e cila ishte në fazën e fundit.
Olsi tha se në atë moment ai ndaloi për një çast dhe pa e ndërprerë interpretimin e tij në skenë e kaloi dhëmballën në stomak dhe vazhdoi normalisht rolin. Ky detaj nuk ishte vënë re nga publiku pasi aktori e kaloi këtë moment me shumë profesionalizëm.