“U ËNJTSH…”/ Debati mes Eglës dhe Gracianos kalon limitet: Zhapik shushunje – AlpeGossip
“U ËNJTSH…”/ Debati mes Eglës dhe Gracianos kalon limitet: Zhapik shushunje

“U ËNJTSH…”/ Debati mes Eglës dhe Gracianos kalon limitet: Zhapik shushunje

Meriton Mjekiqi vendosi që të thyente rregullin e vendosur nga Vëllai i Madh, i cili kishte të bënte me buxhetin e javës, dhe hyri të lahej në pishinë.

Fillimisht ishte Egla Ceno, ajo që thoshte se do e thyente rregullin pasi do shkonte të lahej në dush. E nxitur pak nga ajo dhe Julian Deda, Meritoni hoqi rrobat dhe u hodh në pishinë.

Kujtojmë se aktorja gjithashtu është një nga më problematiket sa i takon shkeljes së rregullave nga e cila më pas janë dënuar të gjithë banorët.

Ndërkohë pas veprimit të papritur të Meritonit, Egla ka debatuar ashpër me Graciano Taganin, ku nuk munguan as ofendimet dhe gjykimet personale.

Etiketimet të tipit ‘zhapik shushunje’ duket se nuk e provokojnë me koreografin i cili iu kthye duke i thënë se nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të ofendojë.

Pjesë nga debati:

Graciano: Ti e ke bërë rutinë këtë

Egla: Ça ke o Oscar?

Graciano: Si ça kam? E kupton ti që është ushqimi, është cigarja, është çdo gjë

Egla: Oh

Graciano: Si oh, u ënjtsh ishalla

Egla: Do ti kesh me bollëk të gjitha, ushqimin dhe cigare. Do mbarojë se dy ditë është

Graciano: U ënjtsh në tëmtha

Egla: Për cigare po bëni kështu?

Graciano: O madam zhuzhu

Egla: Zhuzhu je vetë, zhapik shushunje

Graciano: Kaq di të bësh ti, o zhapik, kaq di