“U hodh mbi mua si një kafshë e egër”: Arrestohet dijetari islamik, i akuzuar për përdhunimin e shkrimtares – AlpeGossip
“U hodh mbi mua si një kafshë e egër”: Arrestohet dijetari islamik, i akuzuar për përdhunimin e shkrimtares

“U hodh mbi mua si një kafshë e egër”: Arrestohet dijetari islamik, i akuzuar për përdhunimin e shkrimtares

Dijetari islamik dhe ish-profesori i Oxfordit i akuzuar për përdhunim është arrestuar në Paris ditën e sotme.

Tariq Ramadan është dijetar islamik dhe kundër tij janë ngritur disa akuza.

Akuzat datojnë që nga nëntori i vitit të kaluar dhe si pasojë e kësaj ai është përjashtuar edhe nga universiteti prestigjioz.

Studiuesi i lartë i Kolegjit të Shën Antonit u akuzua në nëntor për përdhunim nga shkrimtarja franceze Henda Ayari.

Ajo pretendon se Ramadani e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Paris në vitin 2012, pas leksioneve të tij.

“Fjalë për fjalë ai u hodh mbi mua si një kafshë e egër,” tha Ayari.

“Unë me të vërtetë mendova se po vdes.

Po të kisha refuzuar më shumë kam përshtypjen se do të më kishte vrarë”, ka thënë ajo.

Këto deklarata ajo i ka bërë për gazetën “Le Monde” dhe gazetën “Le Parisien”.

Një akuzuese e dytë, një grua me aftësi të kufizuara, tha se zoti Ramadan e rrahu dhe e përdhunoi shumë herë në një hotel në Lyon në vitin 2009.

Ramadani u pezullua nga posti i tij profesor i Studimeve Islamike Bashkëkohore nga Universiteti i Oksfordit në nëntor, pak pasi pretendimet kundër tij u bënë publike.

“Me marrëveshje të përbashkët, Ramadan, profesorI i Studimeve Islamike Bashkëkohore, do të largohet përkohësisht nga Universiteti i Oksfordit”, thuhej në deklaratën e institucionit prestigjioz.

Universiteti pranoi se akuzat kundër profesorit kishin shkaktuar “shqetësim në mesin e studenteve”.

Por Ramadani u akuzua gjithashtu për sulme seksuale të nxënësve adoleshentë në Zvicër gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Por ai i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij, pas një reagimi në Twetter.

“Unë i mohoj kategorikisht të gjitha këto akuza”, shkruante dijetari islamik.

Tarik Ramadan, njëri ndër dijetarët bashkëkohor më aktiv në fushën e studimeve islame në mbrojtje të të drejtave të njeriut, e posacërisht të myslimanëve që janë në numër të konsiderueshëm, u mor në pyetje dhe më pas u arrestua.