Soni, Rozana, Çiljeta, Mariza, Laura apo Albana do martohen këtë vit? Ja kush e kapi BUQETËN live në emision - AlpeGossip
Soni, Rozana, Çiljeta, Mariza, Laura apo Albana do martohen këtë vit? Ja kush e kapi BUQETËN live në emision

Soni, Rozana, Çiljeta, Mariza, Laura apo Albana do martohen këtë vit? Ja kush e kapi BUQETËN live në emision

Një çift të moshuarish janë martuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë emisioni të kësaj të mërkure në “Top Show Magazine”, e siç e kërkon edhe tradita nusja duhet të hedhë tufën e luleve, e ajo që e kap do të bëhet nuse së shpejti.

Pas nuses 80 vjeçe, Vangjelica, janë rreshtuar Soni Malaj, Rozana Radi, Çiljeta Xhilaga, Mariza Ikonomi, Laura Nezha dhe Albana Osmani.

E kur tufa e luleve është hedhur, duket se po përfundonte në duart e Mariza Ikonomit, por Çiljeta dhe Albana janë treguar më të shpejta duke e kapur tufën e luleve njëkohësisht.

Por duket se Albana nuk është ende gati për të veshur vellon e bardhë, duke ia lënë tufën e luleve Çiljetës.