“PERFORMANCË E SHKËLQYER”/ Tenori italian vlerëson Jonida Maliqin për paraqitjen në “Eurovision” – AlpeGossip
“PERFORMANCË E SHKËLQYER”/ Tenori italian vlerëson Jonida Maliqin për paraqitjen në “Eurovision”

“PERFORMANCË E SHKËLQYER”/ Tenori italian vlerëson Jonida Maliqin për paraqitjen në “Eurovision”

Të shtunën e javës që lamë pas u mbajt nata finale e festivalit europian, “Eurovision”, ku u shpall triumfues Duncan Laurence me këngën “Arcade”. Mes 26 vendeve konkurruese, në natën finale ishte edhe Jonida Maliqi, e cila dhuroi një performancë të jashtëzakonshme. Pavarësisht se kënga ishte në gjuhën shqipe, me zërin e saj Jonida arriti të përcillte emocionin e këngës edhe tek publiku i jashtëm. Maliqi nuk arriti të triumfonte, megjithatë ajo mori gjithë dashurinë e publikut dhe vlerësimet e tyre për zërin e saj. Madje këngëtarja është përgëzuar edhe nga tenori italian, Alessandro Safina. Në nga fotot që Jonida ka publikuar në ‘Instagram’, Alessandro ka shkruar: “Performancë e shkëlqyer dje”, duke ju referuar “Eurovision-it”.

Më pas edhe Jonida e ka falenderuar dhe komentin e ka shoqëruar me disa zemra. Kjo do të thotë se dy artistët njihen me njëri-tjetrin dhe mund të kuptohet lehtësisht nga vetë komentet e tyre. Kujtojmë se Jonida përfaqësoi Shqipërinë në festivalin europian me këngën “Ktheju Tokës” dhe ishte artistja e 9 nga Shqipëria që preku finalen e “Eurovision