“FEMËR E ULËT”/ Mikela Pupa për Olta Gixharin: Jam kurioze çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty – AlpeGossip
“FEMËR E ULËT”/ Mikela Pupa për Olta Gixharin: Jam kurioze çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty

“FEMËR E ULËT”/ Mikela Pupa për Olta Gixharin: Jam kurioze çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty

Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar ashpër ndaj aktores së njohu, Olta Gixhari. Kjo e fundit, ditën e djeshme, kërcënoi se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”, për Efin dhe Kiarën.

Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj në rrjetet sociale, duke bërë një postim në “Instastory”. Ajo shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në BB VIP2.

Kjo për faktin se sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.