KËNGËTARI NJOHUR BËN RRËFIMIN PREKËS/ Ja çfarë i thashë djalit 5-vjeçar pasi u shërua nga kanceri (FOTO) – AlpeGossip
KËNGËTARI NJOHUR BËN RRËFIMIN PREKËS/ Ja çfarë i thashë djalit 5-vjeçar pasi u shërua nga kanceri (FOTO)

KËNGËTARI NJOHUR BËN RRËFIMIN PREKËS/ Ja çfarë i thashë djalit 5-vjeçar pasi u shërua nga kanceri (FOTO)

“E gjithë jeta ime mori fund”! Ky është mendimi që ka çdo prind kur fëmija i tyre përballet me një sëmundje të rëndë dhe ishte i njëjtë edhe për këngëtarin me famë botërore, Michael Buble.

43-vjeçari emocionoi të gjithë ndjekësit e emisionit të James Corden, pasi u shpreh se “iu shemb bota” kur, mësoi se djali i tij Noah (në atë kohë 3 vjeç) u diagnostikua me kancer në mëlçi.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se pavarësisht se nuk ndihej mirë, duhej t’i jepte forcë familjes dhe të ishte pozitiv.

E gjithë jeta ime mori fund. Unë nuk isha në rregull. Kur të gjitha këto nisën, u bëra forca për të na tërhequr disi dhe për të na ngritur. Kur ai u shërua dhe kimioterapia përfundoi, unë e lëshova veten. Gruaja më ndihmoi. Ai është 5 vjeç dhe i them se Spiderman-i është i mahnitshëm, por është fals, ai nuk është real. Ti je heroi im, ti je superheroi im”: shprehet Buble.

Michael u shpreh se kjo eksperiencë e bëri këngëtarin të vlerësojë gjithçka në jetën e tij dhe të heqë dorë nga ato të panevojshmet, madje dhe nga muzika.