“A KE PATUR NDONJË FIKSIM QË TË KA EKSITUAR?” Fatjoni vë në siklet Sindin, por ja si pëgjigjet ajo: Ndjenjat… – AlpeGossip
“A KE PATUR NDONJË FIKSIM QË TË KA EKSITUAR?” Fatjoni vë në siklet Sindin, por ja si pëgjigjet ajo: Ndjenjat…

“A KE PATUR NDONJË FIKSIM QË TË KA EKSITUAR?” Fatjoni vë në siklet Sindin, por ja si pëgjigjet ajo: Ndjenjat…

Javën e kaluar zgjedhja e Sindit për një takim me Fationin i ka habitur të gjithë për shkak se shihen si dy karaktere të ndryshme. Por vetë Sindi tha se ka parë disa pika të përbashkëta me të.

Gjatë takimit të tyre nuk u vu re ndonjë kimi teksa Fationi vazhdimisht i kujtonte faktin se janë shumë të ndryshëm dhe se do donte krah tij dikë me të cilën ka disa të përbashkëta.

Madje ai e vuri në siklet Sindin, kur teksa e pyeste për pëlqimet e saj të mëparshme, i tha: “A ke patur ndonjë fiksim që të ka eksituar?”

Nëse po prisnit që Sindi të shpërthente si zakonisht, në fakt jo ndodhi e kundërta, pasi qetë-qetë ajo iu përgjigj se për të, ndjenjat janë të menaxhueshme.

Kujtojmë se disa ditë më parë ajo shkaktoi një debat të madh që çoi deri në largimin e Melisës nga studio. Shkaku?

Ishte kjo e fundit ajo që pyeti Mevlanin: “Duke qenë se ti ke thënë se marrëdhëniet seksuale janë të rëndësishme për ty, pse zgjodhe të dalësh me një vajzë të virgjër?”, referuar takimit që ai pati me Sindin.

Kjo pyetje nuk u prit aspak mirë nga ana e Sindit, e cila e mori si një pyetje me tendencë dhe ofenduese. Dy vajzat filluan të debatonin ashpër me njëra-tjetrën dhe debati denigroi në ofendime.

Në bisedë e sipër Sindi i tha “unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që ma jep një kafe”. Më tej e dimë si vijoi.

Ndërkohë për tu rikthyer te dita e sotme, takimi i Sindit dhe Fationit ndezi debate edhe në studio pasi u përfol se mes të dyve nuk shumë gjëra të përbashkëta, dhe takimi nuk ishte i pritshëm.

Ndërkohë pas transmetimit të pjesës së dytë të takimit, ku Fatjoni e pyeti Sindin a është eksituar ndonjëherë nga ndonjë djalë që ka pasur fiksim, Mevlani ndërhyri menjëherë në debat duke thënë se kjo ishte e tepërt.

Mirëpo, Sindi nuk ishte e këtij mendimi duke i rikujtuar atij kërkesën për ta puthur që në takim të parë.

Duke përmendur takimet që ka pasur më herët me Sindin, Mevlani tha : “Dëgjo je shumë e vogël, duhet t’i kuptosh ca gjëra më mirë se kaq. Në momentin që dikush të ka respektuar mos u mundo të hedhësh baltë.