1 MUAJ PAS BASHKËPUNIMIT/ Dani i bën të papriturën Luana Vjollcës – AlpeGossip
1 MUAJ PAS BASHKËPUNIMIT/ Dani i bën të papriturën Luana Vjollcës

1 MUAJ PAS BASHKËPUNIMIT/ Dani i bën të papriturën Luana Vjollcës

Muajin e kaluar Luana Vjollca publikoi këngën e saj më të re që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur nga Kosova, Ramadan Krasniqin i njohur si Dani.

Dani deklaroi se e kishte pranuar menjëherë ftesën e Luanës për të bashkëpunuar dhe se këngëtarja ishte shumë pozitive gjatë xhirimeve të videoklipit.

Mirëpo vetëm 1 muaj pas bashkëpunimit me Luanën, Dani po vjen me një tjetër bashkëpunim. Greta Koçi ka njoftuar se të shtunën do të publikojë këngën e re me titull “Jeta ime” në bashkëpunim me Danin. Pak nga kënga që pritet të kthehet në hit mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.