SKANDALI PËR ABUZIME SEKSUALE/ Weinstein dhe akuzuesja e tij për përdhunim kishin marrëdhënie 10-vjeçare – AlpeGossip
SKANDALI PËR ABUZIME SEKSUALE/ Weinstein dhe akuzuesja e tij për përdhunim kishin marrëdhënie 10-vjeçare

SKANDALI PËR ABUZIME SEKSUALE/ Weinstein dhe akuzuesja e tij për përdhunim kishin marrëdhënie 10-vjeçare

Avokati i Harvey Weinstein tha të martën se gruaja që akuzoi manjatin e filmave për përdhunim ka pasur një marrëdhënie konsensuale 10 vjeçare me të.

Avokati mbrojtës Ben Brafman nuk e zbuloi emrin e gruas, si edhe ajo nuk është identifikuar në dokumentet e akuzës, ku thotë se Weinstein e përdhunoi atë në vitin 2013 në një dhomë hoteli.

Avokati e quajti pohimin “absurd”.

“Ky është një rast i jashtëzakonshëm, ku Weinstein akuzohet për përdhunim nga një person me të cilin ka pasur një marrëdhënie seksuale konsensuale 10-vjeçare, si para dhe pas incidentit të supozuar,”-tha ai.

Zyra e Prokurorit të Rrethit Manhattan refuzoi të komentojë.

Weinstein gjithashtu akuzohet se ka kryer një akt seksual ndaj një gruaje tjetër, Lucia Evans, e cila ka thënë se producenti e ka detyruar të kryejë seks oral gjatë një takimi në zyrën e Tribeca në 2004.

Brafman u tha gazetarëve jashtë gjykatës së Manhatanit se ai nuk mund të diskutonte më shumë për atë që u tha në seancën e së martës, në të cilën Weinstein nuk mori pjesë.

Por ai u ankua se reklama në lidhje me arrestimin e klientit të tij mund të ndikonte në juristët e lartë dhe pretendonte se prokurorët ishin duke u bërë presion për të kërkuar një padi.

Weinstein u dorëzua në polici dhe u la në liri me kusht për 1 milionë dollarë.