Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe ndër më të komentuarit në media. Ata janë prindër të një djali të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Ansi e që erdhi në jetë në vitin 2016.
3 vite pas lindjes së Ansit, po përflitet se Andrra është shtatzënë për herë të dytë.
Shkak është bërë një foto ku Andrra shfaqet me motrën e saj dhe barku i duket paksa i fryrë.
“Prive” ka kontaktuar Sinanin, por pasi e ka parë mesazhin këngëtari nuk është përgjigjur ç’ka ka bërë që kjo heshtje të merret si konfirmim.