I OFRUAN TË BËHEJ DREJTOR TEATRI/ Bujar Asqeriu tregon pse nuk pranoi (FOTO) – AlpeGossip
I OFRUAN TË BËHEJ DREJTOR TEATRI/ Bujar Asqeriu tregon pse nuk pranoi (FOTO)

I OFRUAN TË BËHEJ DREJTOR TEATRI/ Bujar Asqeriu tregon pse nuk pranoi (FOTO)

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është aktori i mirënjohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, që numëron më shumë se 120 role në kinema e teatër, Bujar Asqeriu. Gjatë intervistës, Ermali e pyeti aktorin nëse ka aspiruar ndonjëherë të bëhet drejtor teatri dhe ai tregoi se ja kanë bërë një ofertë të tillë.

“Mua më kanë ofruar, jo një herë, por disa herë dhe nuk kam pranuar sepse unë kam investuar për këtë profesion që kam zgjedhur në jetë dhe sigurisht është një profesion i palimituar, nuk përfundon kurrë, çdo ditë, çdo muaj, çdo vit të punosh, sado që të krijosh, prapë ky profesion dhe natyrat njerëzore janë të pafundme në zbulimin e gjërave brenda vetes.

Kështu që mua nuk më ka pëlqyer asnjëherë formati zyrtar sepse të bëhesh drejtor do të jesh një zyrtar, të shkosh në zyrë, të zgjidhësh problemet.

Mua nuk më ka pëlqyer kjo, mua më pëlqen vetëm arti, performanca artistike, publiku, dua të argëtohem, dritat e skenës. Dritat e zyrës më krijojnë një impakt shumë negativ dhe më mpijnë qelizën pak nga pak dhe më krijojnë rrudha në portret”, u shpreh Asqeriu.