NGA QEPA TEK.../ 6 mënyra natyrale si të qetësoni dhimbjen dhe ënjtjen e mishrave të dhëmbëve - AlpeGossip
NGA   QEPA TEK…/ 6 mënyra natyrale si të qetësoni dhimbjen dhe ënjtjen e mishrave të dhëmbëve

NGA QEPA TEK…/ 6 mënyra natyrale si të qetësoni dhimbjen dhe ënjtjen e mishrave të dhëmbëve

A keni përjetuar ndonjëherë dhimbjen dhe sikletin e daljes së dhëmbëve të pjekurisë?
Luhatja e hormoneve, skuqja dhe fryrja e mishrave të dhëmbëve, enjtja e tyre mund të shkaktojë jo pak shqetësim.

1. Kompresa të ftohta

Për të qetësuar ënjtjen Medical News Today rekomandon përdorimin e kompresave të ftohta. Mund ta mbani për rreth 15 minuta dhe ta përsërisni këtë gjë disa herë në ditë.

2. Qese çaji

Dr. Brite rekomandon përdorimin e një qese çaj në zonën e prekur. Acidi tanik i çajit dhe vetitë e tij anti-inflamatore ndihmojnë në zvogëlimin e ënjtjes.

3. Ujë i kripur

Uji i kripur mund të vrasë çdo bakter që mund të jetë shkaku i ënjtjes. Miksoni 1 lugë çaji kripë me 8 ounces ujë të ngrohtë.

4. Vaj karafil është një analgjezik natyral.

Përzieni 2 pika vaj karafil me 1 lugë gjelle vaj kokosit dhe lyeni mishrat e dhëmbëve.

5. Qepë.

Lëngu i papërpunuar i qepës gjithashtu duket se ka cilësi anestetike dhe antibakteriale sipas Medical News Today. Vendosni një copë qepë të papërpunuar në gojën tuaj në anën që po përjetoni dhimbjen.

6. Ekstrakt vanilje.

Absolute Dental ofron një zgjidhje të ëmbël . Ekstrakti i vaniljes gjithashtu do të qetësojë fryrjen e mishrave te dhëmbëve.