E DASHUROJNË APO JANË "TË DETYRUARA"? VIP-et shqiptare flasin për lidhjen me punën e tyre (FOTO) - AlpeGossip
E DASHUROJNË APO JANË “TË DETYRUARA”? VIP-et shqiptare flasin për lidhjen me punën e tyre (FOTO)

E DASHUROJNË APO JANË “TË DETYRUARA”? VIP-et shqiptare flasin për lidhjen me punën e tyre (FOTO)

Të punuarit në jetën e gjithësecilit është një ndër gjërat më të rëndësishme në jetë.

Ajo që më së shumti ka rëndësi, është lidhja që krijohet me të, e në rast se bëhet me pasion, ngarkesa e saj ndihet shumë pak.

Por si I kanë figurat e famshe të ekranit marrëdhnëiet me profesionin e tyre?

A e dashurojnë punën që bëjnë apo janë të detyruar ta realizojnë për një arsye apo për një tjetër?

Në rrjete sociale apo edhe ne intervista, disa prej vipave nuk kanë nguruar të tregojnë në lidhje me marrëdhënien e tyre me punën dhe si e konceptojnë atë.

Nga Rosela Gjylbegu tek Jonida Shehu, vipat tregojnë në lidhje me profesionin e tyre:

Rosela Gjylbegu

“Jam mjaft e angazhuar. Kur më kanë pyetur a jam ndjerë ndonjëherë e joshur nga politika jam shprehur gjithmonë jo. Më pëlqen puna që bëj. Është e mbushur plot dinamizëm dhe energji. Më pëlqen të bëj një jetë të ngarkuar me veprimtari”, është shprehur këngëtarja e njohur në lidhje me politikën, pasi të gjithë e njohin për pasionin e esja për këngën.

Adrola Dushi

“E urrej punën time.Nuk do të doja këtë moment të quhesha modele ose miss, në periudhën që po jetojmë.Ndihem disi e ofenduar, ngaqë po shoh rreth e rrrotull dhe ka humbur sensi i gjësë.Nuk po i shijoj fare’ është shprehur Adrola gjatë një interviste në emisionin “Pasditja ime”.

Jonida Shehu

“A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?”, u pyet në një intervistë moderatorja e njohur:

“Më  pëlqen aq sa nuk e kuptoj që është edhe punë  herë pas here”, u shpreh ajo duke treguar se ka gjetur kështu motivimin e duhur në jetë.

Vjollca Hoxha

Në një intervistë këngëtarja u shpreh në lidhje me raportin me punën:

“Ju tregoj shumë sinqerisht se jam person që e dua punën me zemër dhe duke iu falenderuar gjithmonë familjes time që më mbështesin pa masë, ia dal për mrekulli.”u shpreh ajo.

/AlpeNews.al