“NUK ISHTE E SHPEJTË APO E PAPRITUR”/ Rina Balaj flet pa doreza për ndarjen nga Sin Boy – AlpeGossip
“NUK ISHTE E SHPEJTË APO E PAPRITUR”/ Rina Balaj flet pa doreza për ndarjen nga Sin Boy

“NUK ISHTE E SHPEJTË APO E PAPRITUR”/ Rina Balaj flet pa doreza për ndarjen nga Sin Boy

“Krejt mundohemi të ndryshojmë për mirë”, u përgjigj Rina Balaj kur u pyet së fundmi nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë vit, duke tentuar të ‘fshehë’ plagët e ndarjes nga Sin Boy.

“Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”– shtoi reperja e njohur më pas.

Ndërsa e pyetur se ‘sa jep shanse të dyta’ ajo tha: “Varet sa ndikim ke në jetën time. Nëse je shumë i rëndësishëm falim pak… çfarë thuhet nuk ngjitet aq shpejt”

Gjatë intervistës për “Prive”, Rina zbuloi se dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distanca.

“Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur”, mbylli ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra me qenë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet.

Rina po ashtu deklaroi se bashkëpunimet që kanë patur në plan për tu publikuar, do dalin dhe ndarja nuk do e pengojë këtë gjë.