PAS NDARJES SË BRADLY COOPER DHE IRINA SHAYK/ Flasin ekspertët e gjuhës së trupit – AlpeGossip
PAS NDARJES SË BRADLY COOPER DHE IRINA SHAYK/ Flasin ekspertët e gjuhës së trupit

PAS NDARJES SË BRADLY COOPER DHE IRINA SHAYK/ Flasin ekspertët e gjuhës së trupit

Pas 4 vitesh në një lidhje, Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund lidhjes, kjo sepse sipas raportimeve, modelja donte të kishte një jetë më të qetë. Ekspertja e gjuhës së trupit, Bianca Cobb ka folur për ‘Cosmopolitan’ dhe ka analizuar daljen e fundit të çiftit në tapetin e kuq, që ishte në ceremoninë e ‘Grammy Awards’. Sipas Bianca-a, lidhja e modeles dhe aktorit ka qenë në tension që në ‘Oscars’. Gjatë pozimit në tapetin e kuq, ku e pranishme ishte dhe mamaja e Cooper, ekspertja e gjuhës së trupit vuri re një detaj interesant. Përveç faktit se Bradley ishte mes Irinës dhe mamasë së tij për të treguar që ai është ‘ura lidhëse’, ajo pa se ai e mbante dorën e mamasë së tij shumë pranë dhe e tregonte me krenari, ndërsa atë të Irinës mundohej ta fshihte.

Në një tjetër foto, Irina duket se është kthyer me fytyrë nga partneri i saj vetëm për të treguar dizenjon e fustanit.

Një ‘fije’ shprese ishte një foto ku Bradley dhe Irina shfaqen duke qeshur, megjithtatë kjo mund të jetë një rastësi.