MADONA LEZBIKE? 64-vjeçarja bën deklaratën e fortë (VIDEO) – AlpeGossip
MADONA LEZBIKE? 64-vjeçarja bën deklaratën e fortë (VIDEO)

MADONA LEZBIKE? 64-vjeçarja bën deklaratën e fortë (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Madonna, ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale. 64-vjeçarja u bë pjesë e një trendi të ri viral në “TikTok”, ku la të kuptohet se është lezbike.

Madonna postoi një video të saj ku ndodhej në tualet dhe shfaqet duke u përpjekur që të hidhte një palë mbathje rozë në koshin e plehrave.

“Nëse nuk i hedh dot (në kosh), unë jam homoseksual!”, shkruante Madonna, nëna e gjashtë fëmijëve. Video në fjalë grumbulloi 1.3 milionë shikime vetëm në 1 orë.

Këngëtarja i lëshon mbathjet në tokë duke mos e kapur koshin dhe më pas i hedh një vështrim kamerës duke hedhur dorën në ajër.

Është e paqartë nëse këngëtarja e famshme thjesht po bënte shaka apo po bënte një deklaratë për seksualitetin e saj.

Ndërkohë kujtojmë se Madonna ka qenë në lidhje vetëm me burra, duke përfshirë Tupac Shakur, Vanilla Ice dhe Dennis Rodman. Këngëtarja ka qenë e martuar dy herëme Sean Penn (1985-1989) dhe dekada më vonë me producentin hollivudian Guy Ritchie, me të cilin mirëpriti djalin Rocco, 22 vjeç. Ajo gjithashtu kishte një lidhje me balerinin Carlos Leon, babai i vajzës së saj Lourdes, 25 vjeç.

Madonna lezbike? 64-vjeçarja bën deklaratën e fortë