I XHIRUAR NË MAJË TË STADIUMIT AIR ALBANIA/ Klipi i ri i Noizy-t “All dem talk” s’duhet humbur! (VIDEO) – AlpeGossip
I XHIRUAR NË MAJË TË STADIUMIT AIR ALBANIA/ Klipi i ri i Noizy-t “All dem talk” s’duhet humbur! (VIDEO)

I XHIRUAR NË MAJË TË STADIUMIT AIR ALBANIA/ Klipi i ri i Noizy-t “All dem talk” s’duhet humbur! (VIDEO)

Verës nuk kishte sesi t’i shpëtonte një klip i reperit Noizy, i cili vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar këtë sezon.

Lideri i OTR publikoi pak orë më parë këngën “All dem talk” me Gzuz nga Gjermania dhe Dutchavelli nga Londra.

Në vetëm pak orë pas publikimit në YouTube, kënga ka marrë mbi 600 mijë klikime ndërsa suksesi pritet të jetë ndërkombëtar.

Noizy shprehet i bindur se do të kryesojë në shumë vende europiane me këngën e fundit! Klipi është xhiruar edhe në Tiranë, ku Noizy është reperi i parë që xhiron një klip në stadiumin “Air Albania”.

 

Ai është ngjitur në kullën e stadiumit, ndërsa jep një pamje mjaft tërheqëse të kryeqytetit.

Po ky nuk është projekti i vetëm i Noizy-t, pasi pak orë më parë u publikua në platformat online edhe albumi i reperit italian Gue Pequeno “Mr. Fini”, ku reperi shqiptar është pjesë e tij me këngën “No security”.