Rike Roçi u cilësua si një nga vajzat më të bukura në “Big Brother 6” dhe konkurrimi në këtë “reality-show” i dha famë.
Ajo u prezantua si një vajzë e thjeshtë, që jetonte prej vitesh në Novara të Italisë dhe kishte profesion parukerinë.
Së fundmi ajo është një nga konkurrentet e “Dancing with the Stars”, por nuk dimë asnjë detaj për jetën e saj private, si: kush është partneri apo cili është profesioni i saj i momentit.
Në një video të publikuar nga velina Kejvina Kthella, Roçi shfaqet brenda një automjeti të bardhë luksoz, që i përket markës “Benz”.
“Çfarë po bën këtu? Ke ardhur të më zësh vendin?”, i drejtohet Kejvina, ndërsa përgjigjja e saj është mohuese: “Jo, asnjëherë”.
Ndërsa për këtë nuk kishim dyshime, dilema jonë lidhet me profesionin që ka bukuroshja shqiptare