“DO QUHESHA…”/ Nuk takoi Semin dhe Donaldin kur doli nga shtëpia, Paloma zbulon arsyen – AlpeGossip
“DO QUHESHA…”/ Nuk takoi Semin dhe Donaldin kur doli nga shtëpia, Paloma zbulon arsyen

“DO QUHESHA…”/ Nuk takoi Semin dhe Donaldin kur doli nga shtëpia, Paloma zbulon arsyen

Mbrëmjen e së premtes Paloma doli nga shtëpia e “Big Brother”. Ajo u përshëndet me të gjithë, përpos Semit dhe Donaldit.

E ftuar në “Fan Club”, gazetarja ka treguar dhe arsyen. Paloma ka thënë se nuk donte të dukej hipokrite, pasi nuk ka raporte të mira me Semin dhe Donaldin.

“Duke qenë se unë nuk jam një person preferencial për ta (dhe anasjelltas), nuk kisha kurrsesi si t’ju jepja dorën sepse do quhesha hipokritja më e madhe pastaj, sikur kam luajtur qëllimisht ose sikur kam bërë një lojë aty brenda dhe nuk kam qenë e sinqertë deri në fund”, është shprehur ajo.