ELVANA NDRYSHIM DRASTIK NË KËNGËN E FUNDIT/ Ja kush fshihet pas transformimit të artistes në klipin e ri – AlpeGossip
ELVANA NDRYSHIM DRASTIK NË KËNGËN E FUNDIT/ Ja kush fshihet pas transformimit të artistes në klipin e ri

ELVANA NDRYSHIM DRASTIK NË KËNGËN E FUNDIT/ Ja kush fshihet pas transformimit të artistes në klipin e ri

Elvana Gjata publikoi ditën e djeshme projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.

“Loti” është krejtësisht ndryshe në krahasim me këngët e “Çelu” dhe Elvana na vërtetoi edhe një herë se asaj i qëndron fare mirë çdo lloj stili. Jo vetëm kënga, por edhe klipi e veshja e Elvanës është krejtësisht ndryshe me projektet e saj të mëparshme. Këngëtarja vjen shumë e thjeshtë, origjinale dhe me një stil mashkullor në veshje që e bën të duket kaq ndryshe nga të tjerët.

Në fakt puna e saj bën diferencën, pasi ajo ka bashkuar forcat për këtë projekt me dy persona shumë të talentuar në fushën e regjisë dhe dizajnit. Flicka Elisa, content creator dhe Vasjen Katro, visual designer (dizajner vizual) janë kujdesur për çdo detaj në klipin e artistes duke e transformuar totalisht dhe sjellë në frymë tjetër. Madje skuadra është kujdesur edhe për detajin e makinës, për ta bërë sa më të veçantë këtë klip.

Makina me të cilën Elvana shfaqet në videoklip është në përdorim që nga viti 1981 në Shqipëri dhe i përket stilit të makinave retro. Madje ky Mercdes ka dhe një profil në Instagram për të dokumentuar gjithë rrugëtimin e tij ndër vite dhe si i ka mbijetuar kohës.

Për ta thënë me pak fjalë, të tilla projekte si ky i Elvanës na duhen herë pas here për të na treguar se Shqipëria ka dhe persona të talentuar që nuk preferojnë t’i bashkohen rrymë