PANTALLONAT E DIMRIT/ Ja trendi që duhet t’ja tregoni shoqeve (FOTO) – AlpeGossip
PANTALLONAT E DIMRIT/ Ja trendi që duhet t’ja tregoni shoqeve (FOTO)

PANTALLONAT E DIMRIT/ Ja trendi që duhet t’ja tregoni shoqeve (FOTO)

Po vjen sërish ajo koha e vitit kur të gjithë po nisin të veshin pantallonat e ngushta. Janë kaq të thjeshta për t’u kombinuar me çizme të ndryshme, me xhupat e fryrë apo me xhaketat zyrtare.

Ne jemi këtu për t’iu dhënë një ide se cilin model të këtyre pantallonave duhet të keni. Këtë dimër trendi i pantallonave të ngushta që duhet t’ia tregoni edhe shoqeve është ai i materialit kadife.

Ky i fundit në fakt është në çdo veshje këtë sezon, nga bluzat, fustanet te këpucët.

Por ajo që është me interesante për këto pantallona lidhet me faktin se, i gjeni në ngjyra të ndryshme.

Mos i qëndroni besnike blusë ose të zezë, por zgjidhni mes të bardhës, jeshiles, rozës, etj. Mbi të gjitha do t’ju mbajnë më ngrohtë se pantallonat xhinse.