Si të bëni vetë aromatizues për makinën – AlpeGossip
Si të bëni vetë aromatizues për makinën

Si të bëni vetë aromatizues për makinën

Aromatizuesit e makinave që gjejmë rëndom në treg përmbajnë kimikate dhe aroma të forta të cilat shpesh japin dhimbje koke dhe të përziera. Që makina juaj të mbajë një aromë të këndshme, natyrale dhe sipas dëshirës suaj, mësoni se si të bëni vetë aromatizues me vajin esencial të preferuar. Përveç aromës së mirë, këto objekte do të kenë dhe një efekt relaksues e terapeutik.

Ja si t’i përgatisni:

Mjetet e punës

një copë poliestër me përmbajtje leshi ose copë tjetër e leshtë
laps
gërshërë
pe
gjilpërë
Vaj esencial
letër
Hapat:

Merrni lapsin dhe vizatoni në letër formën që doni t’i jepni aromatizuesit. Mund të jetë një gjethe, një shkronjë, një emër, etj. Për më shumë aromë të freskët, në një fije peri mund të varni dy a më shumë të tilla.
Formën që krijuat në letër vendoseni mbi pëlhurë dhe priteni pëlhurën sipas formës me gërshërë. Në pëlhurën ose pëlhurat e prera, hidhni disa pika vaj esencial me pikatore dhe përhapini lehtë me gisht në gjithë sipërfaqen e tyre.
Nëse keni shkruar një emër ose një fjalë, qepini pëlhurat njëra poshtë tjetrës në mënyrë që të mos rrinë keq në makinë.
Pas kësaj, shkoni një fije peri tek aromatizuesi që sapo krijuat, vendoseni tek makina dhe shijoni aromën tuaj të preferuar.