“Të gjithë i këndojmë në festa dhe i duam shumë”/ Këtë radhë ‘ELITA 5’ sapo na zhgënjeu (VIDEO) – AlpeGossip
“Të gjithë i këndojmë në festa dhe i duam shumë”/ Këtë radhë ‘ELITA 5’ sapo na zhgënjeu (VIDEO)

“Të gjithë i këndojmë në festa dhe i duam shumë”/ Këtë radhë ‘ELITA 5’ sapo na zhgënjeu (VIDEO)

Elita 5 është njëri ndër grupet tona i cili prej vitesh ka sjellë këngë të cilat janë kthyer në hite.

Grupi Elita 5 janë ndër rokerët tanë më të dashur kudo që ka shqiptar. Sonte ishin në Prishtinë për nder të 10 vjetorit të pavarësisë që të performonin.

Paraqitja e tyre u prit shumë mirë nga masa, por këtë radhë morën një zhgënjim të pa krahasuar nga solisti i grupit, i cili e kishte lëshuar.

I kishte ikur zëri apo ndoshta ishte ftohur nuk dihet, por ai nuk mund të këndonte këngët e tij sikurse dikur.

Madje edhe në pamjen e tij shihej ndryshim i madh, kishte filluar të mplakej.

Ne regjistruam një pjesë të performancës së tij dhe ua sollëm që ta shihni e dëgjoni teksa Arifi solisti i grupit Elita 5 mundohej të këndonte. Ndoshta edhe moti e bën të vetën kur dihet se jemi në kohë të gripërave, e artisti mund të ketë qenë i ftohur.