E TMERRSHME/ Burri mbyll kapakun e jacuzzi-t me ujë të nxehtë dhe lë gruan brenda – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Burri mbyll kapakun e jacuzzi-t me ujë të nxehtë dhe lë gruan brenda

E TMERRSHME/ Burri mbyll kapakun e jacuzzi-t me ujë të nxehtë dhe lë gruan brenda

Një grua e dehur u mbyt, pasi burri i saj qëllimisht i mbylli kapakun e jacuzzi-t  me ujë të nxehtë.

Eric Huska, 58 vjeç, u arrestua të shtunën mbrëma në shtëpinë e tij Wheeling, Illinois dhe akuzohet për vdekjen e bashkëshortes së tij  57-vjeçare.

Përpara se të ndodhte ngjarja çifti ka qenë duke pirë alkool.

“Për fat të keq, Laura, vdiq. Alkooli dhe jacuzzi me ujë të nxehtë i ka marrë jetën asaj”, tha zëvendësdrejtori i policisë, Todd Wolf, për Chicago Tribune.

Policia më vonë lëshoi ​​në deklaratë lidhur me vdekjen e Laura Huska, e cila u kap në kamerat që ishin instaluar jashtë shtëpisë së tyre.

Në video dukej qartë se sesi Eric ka mbyllur kapakun e jacuzzi-t  ku ishte gruaja e tij.

Edhe pse Laura bëri disa përpjekje për të dalë nga aty, e kishte të pamundur ka thënë, Walf.

Nuk dihenn ende shkaqet se pse Erik mbyti bashkëshorten e tij.

Në rrjetin social Facebook, ata duken një çift i lumtur dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte, ka thënë policia.