“KËTO JANË PHOTOSHOPI IM”/ Tayna zbulon si mban trupin në formë (FOTO) – AlpeGossip
“KËTO JANË PHOTOSHOPI IM”/ Tayna zbulon si mban trupin në formë (FOTO)

“KËTO JANË PHOTOSHOPI IM”/ Tayna zbulon si mban trupin në formë (FOTO)

Tayna është një nga reperet më të reja në showbiz-in shqiptar. Ajo ka ardhur deri më tani me disa këngë të cilat e kanë kthyer këngëtaren e re në një fenomen, për shkak të kërkesave të shumta që ajo ka pasur për koncerte që prej daljes së saj të parë. Shpesh ajo është sulmuar nga ndjekësit dhe kolegët e saj për përdorimin e ‘Photoshop-it’, në fotot që publikon në ‘Instagram’. Por së fundmi ajo i ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra, duke postuar një foto në ‘Instastory’. Fotoja që Tayna publikoi shfaqte një sërë produktesh me proteina, të cilat reperja i merr për të pasur një trup sa më në formë. Mbi foto ajo shkruan ‘Photoshopi jem’, duke ironizuar kështu dhe komentet që ka dëgjuar për këtë.