Katie Holmes theu internetin kur u fotografua me pulovër dhe reçipeta kashmiri, një javë pas lajmit se ishte ndarë nga Jamie Foxx. Fansave të saj dhe jo vetëm, u pëlqeu aq shumë kombinimi, sa blenë gjithë palët e mbetura.
Më 27 gusht, çdo revistë e mundshme u çmend pas veshjes së 40-vjeçares. Fakti që dukej kaq mirë pas ndarjes luajti gjithashtu një faktor. Njerëzit e admiruan dhe u ndikuan. Brenda një ore pas publikimit të fotove, reçipetat u shitën të gjitha.
Teksa thërriste një taksi bashkë me të bijën, Suri Cruz, aktorja veshi një pulovër të të njëjtit stil me reçipetat dhe qëllimisht, mbërtheu vetëm një kopsë. Fundja, kush do fshihte nën rroba një palë reçipeta 520-dollarëshe.
Natyrshëm, edhe pulovra, që kushton plot 1540 dollarë, nuk është më gjendje në faqen e Khaite.