Çfarë bën stafi për ta bërë të lumtur Arbana Osmanin (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë bën stafi për ta bërë të lumtur Arbana Osmanin (FOTO)

Çfarë bën stafi për ta bërë të lumtur Arbana Osmanin (FOTO)

Arbana Osmani dhe stafi i saj me sloganin “Dua të bëj të lumtur” kanë sjellë buzëqeshje në shumë fytyra dhe zemra, por këtë herë, stafi ka menduar për të zonjën e shtëpisë.

Ata i kanë dhuruar një tufë të madhe me trëndafila të kuq Arbanës shoqëruar me një mesazh, shkruar sigurisht në ftesat e programit të tyre. Nuk kanë përse të kërkojnë jashtë, kur punojnë vetë në fabrikën e lumturisë.

“Stafi i “Dua të bëj të lumtur” ka kënaqësinë t’ju dhurojë këtë buqetë të lumtur. Buzëqeshja juaj do të ishte një dhuratë e bukur për ne!” shkruan skuadra e Dua të bëj të lumtur në pusullën që shoqëron lulet…

Publiku nuk do ankohej kurrë për mungesën e buzëqeshjeve të Arbanës, por ndoshta në valën e punës, autorja dhe moderatorja e programit, nuk është gjithmonë duke qeshur…ndaj dhe stafi ka ditur si t’ia rrëmbejë një buzëqeshje…

I love my team❤️ thank you guys🙏

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Sa më të lumtur ata që e realizojnë programin, aq më të lumtur do jenë dhe ata që bëhen pjesë e tij.