Dashuritë e VIP-ave në studio. Edhe punojmë edhe gjejm “të dashur” (FOTO) – AlpeGossip
Dashuritë e VIP-ave në studio. Edhe punojmë edhe gjejm “të dashur” (FOTO)

Dashuritë e VIP-ave në studio. Edhe punojmë edhe gjejm “të dashur” (FOTO)

Të bësh punën që do dhe kur ajo ka të bëjë me art është fantastike. Po të kesh pranë të dashurin e zemrës është akoma edhe më mirë. Fatlume të tilla ka njohur plot historia shqiptare. Ato janë me burrin në studio dhe shpesh me studion në krevat. Fiks si Venera dhe Lindi. Bashkë në piano, në bateri, bashkë në kitarë dhe sidomos këtë të fundit e kanë me vete ngado. Jo pak herë e shndërrojnë shtëpinë në studio, bëjnë prova dhe japin shfaqje.

Shfaqjen e fundit bashkë e bënë edhe Miriami me Albanin. Në recitalin e tij ajo s`kishte si të mungonte. Ashtu siç nuk mungojnë as fotot në studio, kur Miriami e shoqëron edhe kur ai bën këngët e tij. Se ajo është dëgjuesja e parë dhe më e mirë e këngëve të tij. Kritikja më e madhe.

Të dy sapo e kanë sjellë një këngë Nora dhe Roberti. Foto nga studio nuk kemi, po përderisa kanë bërë një këngë, në studio kanë qenë.

Dhe kampionët që kalojnë më shumë kohë bashkë në studio janë Klea dhe Elgiti. Ai vazhdon të bëjë këngë për të. Këtë herë mund ta këndojnë bashkë.

Siç kanë bashkëpunuar një jetë Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi. Ajo këndonte dhe ai e shoqëronte në piano. Kushedi se sa vite të jetës së tyre bashkë i kanë kaluar në studio.

Burimi: Tiranapost