Këngëtari i hitit “Ajo është ajo”, Erik Lloshi ka qenë shumë i komentuar për jetën private sidomos për lidhjen me modelen Jola Progri. Në shtator të vitit të kaluar u përhapën me shpejtësi lajmet se ata ishin ndarë pasi dyshja i fshiu nga Instagrami të gjitha fotot ku shfaqeshin bashkë.
Eriku fillimisht e mohoi, por 3 muaj më pas e konfirmoi se ai dhe Jola janë ndarë.
Kjo e fundit u përfol se ka nisur një lidhje të re, kurse Eriku filloi ta ruajë hermetikisht jetën private, aq sa vetëm sot u mor vesh se ai qenka fejuar.
Këngëtari ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke mbajtur dorën e të dashurës e cila ka vënë një unazë fejese.
Eriku e ka shoqëruar postimin me emoji me sytë me zemra teksa ka marrë shumë urime nga fansat.