LETRA/ “Motra ime është lidhur me një njeri të tmerrshëm” – AlpeGossip
LETRA/ “Motra ime është lidhur me një njeri të tmerrshëm”

LETRA/ “Motra ime është lidhur me një njeri të tmerrshëm”

Ime motër dilte me njërin që na dukej djalë normal. Janë të dy në fund të të tridhjetave. Dy muaj pasi u lidhën, motra ngeli shtatzënë. Ai është i divorcuar dhe ka një vajzë 3 vjeçe. Paguhet shumë pak dhe mezi ia del deri në fund të muajit. Ndërsa motra ka një biznes dhe një shtëpi. Diskutuan bashkëjetesën që ai të “shpaguajë borxhet.”

Pasi foli me psikologen, kuptoi se bashkëjetesa është një ide e tmerrshme dhe tërhoqi ofertën. Ai u çmend. Mesa më tha motra, s’mund ta bënte më të qartë që s’ishte njeri i mirë. Është nevrik, egoist dhe ka gjithë të ligat. Prandaj motra u detyrua të merrte vendimin më të vështirë të jetës së saj dhe i dha fund shtatzënisë. Ai as e shoqëronte dot te mjeku se s’kishte më ditë lejeje në punë dhe s’e ndihmonte dot me faturën. Unë nga ana tjetër jam tre muajshe shtatzënë dhe kjo situatë më ka shkaktuar mua dhe burrit tim stres të jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, e kam mbështetur time motër 100%.

Dy javë pas abortit më thotë se është akoma me të. Pse? Për atë Zot, pse? Pse? Jam e neveritur. I thashë që ai njeri s’do të bëhet kurrë pjesë e familjes sonë. E di që tingëllon e ashpër, por me çfarë më ka thënë, s’dua ta takoj më kurrë të dashurin e saj. Në këtë pikë, dua të shkëpus kontaktet edhe me motrën, aq shumë më ka zhgënjyer.

Ajo është e bukur, e talentuar, e suksesshme dhe thjesht po çon kohën dëm me atë dështak. E di që ka për të bërë çfarë të dojë, por s’di si ta përballoj.

Shkruar nga një grua anonime për The Atlantic