Ekuipazhi e detyron ta vendosi këlyshin në bagazhin e avionit, por ai…. – AlpeGossip
Ekuipazhi e detyron ta vendosi këlyshin në bagazhin e avionit, por ai….

Ekuipazhi e detyron ta vendosi këlyshin në bagazhin e avionit, por ai….

Një qen Bulldog francez ka ngordhur gjatë fluturimit, pasi një stjuardesë ka detyruar pronaren për ta vënë atë në vendin e çantave, mbi sediljet, pa e menduar që aty nuk kalonte ajri.

Pronari i qenit hipi në United Flight 1284, nga aeroporti i Intercontinental New York të hënën me qenin e saj, të quajtur Papacito. Pas incidentit të ndodhur në udhëtim, shumë prej dëshmitarëve e kanë rrëfyer ngjarjen nëpër rrjetet sociale dhe në pak kohë lajmi ka bërë xhiron e botës.

“Isha në fluturimin United 1248 dhe pashë një pnonjëse fluturimi që detyroi një pasagjere të futë një kafaz të vogël në brendësinë e një bagazhi avioni”, shkruan Megi Greminger, duke theksuar se kafazi me siguri që mbante një qen dhe ndërkohë që gruaja i kërkonte ta linte nën sedilje, stjuardesa insistuese e detyronte ta vinte në mbajtësen e çantave, por atje lart nuk kalonte ajri.”

Ndërsa një tjetër pasagjer Jun Lara që ishte ulur pas pronarit të kafshës theksoi se këlyshi mbeti mbyllur për plot tre orë, pa asnjë mundësi frymëmarrje.

“Punonjësja e siguroi pronaren e këlyshit që do të ishte shumë i sigurtë në atë vend. Këlyshi në fillim qante dhe anguIlinte, më pas u qetësua. Në fund të udhëtimit ama, kur pronarja hapi bagazhin për të marrë qenushin, e gjeti atë të ngordhur”, tha Lara.

United Airlines deklaroi se do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për ngordhjen e këlyshit 10 muajsh. Të hënën e shhkuar, Puppy, ky ëhtë emri që kishte qeni, ishte mbyllur në dollapin mbi sedilje gjatë fluturimit nga Houston në New York