Fillimisht u mësuam ta shihnim në studion e lajmeve dhe më pas si moderatore të një emisioni. Por takimin e parë me publikun gazetarja e emisionit “Pasdite në Top Channel”, Juli Krisafi, e pati nëpërmjet muzikës.
Disa foto të realizuar vite më parë tregojnë një talent të harruar të Julit, të cilës nuk i shkoi asnjëherë deri në fund, të paktën deri më tani.
Gazetarja ka qenë pjesë e kompeticionit “Ethet e së Premtes” të mbajtur rreth viteve 2000.
Në profilin e saj të “Instagram”-it mund të gjeni foto të asaj periudhe, ku ajo shihet me mikrofon në dorë, duke performuar për jurinë e atij konkursi.
Sfondi na lë të kuptojmë që, ndoshta Juli “erdhi në Tiranë”, por konkurrimi i saj nuk shkoi asnjëherë deri në fund, për t’u shpallur fituese.
Ndoshta ky spektakël e bëri të mendohej se duhet të merrte një tjetër drejtim, por duke mos hequr dorë nga mikrofoni.
Prezantuesja shqiptare është nënë e një djali, të cilin e quan mikun e saj më të mirë.