AKUZA PËR QENDRAT E MASAZHIT/ Habit Elton Ilirjani: Meshkujt shqiptar në fillim të lahen, çfarë… – AlpeGossip
AKUZA PËR QENDRAT E MASAZHIT/ Habit Elton Ilirjani: Meshkujt shqiptar në fillim të lahen, çfarë…

AKUZA PËR QENDRAT E MASAZHIT/ Habit Elton Ilirjani: Meshkujt shqiptar në fillim të lahen, çfarë…

Në emisionin “Shqipëria Live” që transmetohet në ‘Top Channel’ u diskutua ditën e sotme përsa i përket qendrave të mesazheve, ku dyshohet se vajzat e punësuara aty u ofrojnë klientëve shërbime ekstra (marrëdhënie seksuale).

Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ishte në një lidhje direkte me “Skype” në emision, i cili tha se është e tmerrshme që të mendohet se një qendër masazhi të kthehet në qendër seksi.

“Nga të palarë tani shkojnë e bëjnë masazhe. Kambanë alarmi. Është jashtë realitetit shqiptar. Duket se aty bëhet seks. Është e tmerrshme të mendohet se një qendër masazhi të kthehet në qendër seksi”, tha Elton Ilirjani.

Ai hodhi dyshime të forta kur tha se në Tiranë mund të gjesh një qendër të tillë masazhi në çdo cep lagjeje.

Sipas tij meshkujt në Shqipëri kërkojnë seks në çfarëdo lloj mënyre.

“Kërkohet seks në çfarëdo lloj mënyre. Meshkujt shqiptar në fillim të lahen, çfarë masazhi duan”, deklaroi ai.

“Njerëzit shkojnë në qendër masazhi edhe për shëndetin. Nuk duhet të jesh vetëm një profesionist, por edhe të kesh një certifikatë nga shteti. Unë prandaj them se ti nuk duhet ti kërkosh kandidatit për punë që në CV të vendosë foto, ditëlindjen apo dhe statusin beqar apo i martuar”, shtoi ndër të tjera sipërmarrësi gay.