”SI U MARTUA MAMI ME NJË KATUNAR NGA BUBQI”/ Xhensila i tregon përrallë Ajkës – AlpeGossip
”SI U MARTUA MAMI ME NJË KATUNAR NGA BUBQI”/ Xhensila i tregon përrallë Ajkës

”SI U MARTUA MAMI ME NJË KATUNAR NGA BUBQI”/ Xhensila i tregon përrallë Ajkës

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar këtë të shtunë në “Klanifornia” ku iu përgjigj pyetësorit të Marina Vjollcës.

“Nëse në mesnatë je pa gjumë, çfarë bën?”, e pyeti Marina dhe Xhensila u përgjigj: “Dihet se çfarë bëjnë mamat. Unë personalisht shikoj a është djersitur goca, i heq ndonjë napë. E shikoj nëse është për t’u ndërruar, i jap për të pirë. Kështu që ndodh që kam një vit e gjysmë që s’para përshëndetem me gjumin”

“Përralla që i tregon Ajkës më shpesh?”

“Se si u martua mami me një katunar nga Bubqi”, u përgjigj Xhensila.

“Kur je vetëm për çfarë flet me Ajkën?”

“I kam folur Ajkës që kur ishte në bark dhe i them që ta dojë veten shumë dhe të rritet me shumë dashuri dhe ta dojë gjithçka e rrethon”, u përgjigj këngëtarja.

“Për cilën pjesë të trupit je më krenare?”

“Për Ajkën. Është pjesë e trupit tim”, tha Xhensila.