PAS LINDJES SË AJKËS/ Xhensila tregon sa fëmijë duan të bëjnë ajo dhe Besi – AlpeGossip
PAS LINDJES SË AJKËS/ Xhensila tregon sa fëmijë duan të bëjnë ajo dhe Besi

PAS LINDJES SË AJKËS/ Xhensila tregon sa fëmijë duan të bëjnë ajo dhe Besi

Vitin e kaluar, Xhensila u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të Ajkës, mirëpo këngëtarja nuk do e lërë vogëlushen pa motra e vëllezër. E ftuar në “Klanifornia”, Marina e pyeti Xhensilën sa fëmijë do që të ketë në të ardhmen dhe këngëtarja zbuloi planet për të pasur shumë fëmijë.

Xhensila tregoi se ajo dhe Besi dëshirojnë të kenë 4 fëmijë, që Ajka të ketë edhe motër, edhe vëllezër.

“Dy çuna, dy goca. Ajkën pa motër s’do e lë. Po edhe pa vëlla s’do e lë. Edhe vëllain s’do e lë pa vëlla”, u shpreh Xhensila.