“E BRAKTISA SHKOLLËN SEPSE MË TALLNIN”/ Tani modelja punon për Victoria’s Secret – AlpeGossip
“E BRAKTISA SHKOLLËN SEPSE MË TALLNIN”/ Tani modelja punon për Victoria’s Secret

“E BRAKTISA SHKOLLËN SEPSE MË TALLNIN”/ Tani modelja punon për Victoria’s Secret

Përpara se të bëhej e famshme dhe pjesë e Victoria’s Secret, modelja e njohur Shanina Shaik ka pasur një fëmijëri jo edhe aq të bukur.

Në një intervistë me “The Cut”, 27-vjeçarja pranoi se e ka braktisur shkollën si rezultat i ngacmimeve të vazhdueshme dhe talljeve.

“Kur isha në shkollë të mesme më tallnin dhe kjo ishte me të vërtetë e vështirë për mua. Ishte një abuzim mendor. Nuk shkova më në shkollë”, tha ajo.

Shanina shpjegoi se të jesh në industrinë e modelingut kërkon rezistencë mendore, sepse refuzimi është një pjesë normale e jetës.

Duke pranuar se ndihet ende e pasigurt si të gjithë, ajo shtoi se tani ndihet mirë me veten dhe ka një grup të gjerë mbështetësish.

Shanina, e cila ka prejardhje nga Australia, Lituania, Pakistani dhe Arabia Saudite, ka falënderuar nënën e saj që e ka ndihmuar të kapërcejë kohët e vështira në rininë e saj