U BË NËNË PAK KOHË MË PARË/ Këngëtarja shqiptare zbulon imazhin e të birit – AlpeGossip
U BË NËNË PAK KOHË MË PARË/ Këngëtarja shqiptare zbulon imazhin e të birit

U BË NËNË PAK KOHË MË PARË/ Këngëtarja shqiptare zbulon imazhin e të birit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Blerina Braka u bë nënë për herë të parë në muajin maj. Pas lindjes, ajo tregoi se ishte jashtëzakonisht e lumtur dhe zbuloi se djali i saj do të quhej Edeil. Por gjatë kësaj kohe këngëtarja nuk ka preferuar të publikojë asnjë fotografi të të voglit të saj, ashtu siç bëjnë shumica e prindërve për të ruajtur privatësinë. Në postimet e bëra në rrjetet sociale, ajo përpiqet që vogëlushin të mos e ekspozojë duke e mbajtur me kurriz ose në fytyrë i vendos emoji të ndryshme.

Por tanimë që Edeil është rritur pak, nëna e tij ka vendosur që ta bëjë publik imazhin e tij. Në një foto të publikuar pak minuta më parë në ‘Instagram’ Blerina shfaqet teksa mban në krahë të birin dhe aty arrihet të dallohet qartë fytyra e vogëlushit.
Edeil është vetëm 5 muajsh dhe duket një fëmijë shumë bukurosh.

Kujtojmë se në javën e parë të lindjes, Blerina zbuloi padashur në një fraksion sekonde, imazhin e tij, teksa ishte në ‘videolive’ me këngëtaren Anxhela Peristeri, por nga ajo kohë Edeil është rritur shumë.