NUK ËSHTË MË BIONDE/ Ronela Hajati duket kaq ndryshe me look-un e ri (FOTO) – AlpeGossip
NUK ËSHTË MË BIONDE/ Ronela Hajati duket kaq ndryshe me look-un e ri (FOTO)

NUK ËSHTË MË BIONDE/ Ronela Hajati duket kaq ndryshe me look-un e ri (FOTO)

Që kur fitoi Festivalin e Këngës në RTSH, Ronela Hajati, ka nisur menjëherë përgatitjet për “Eurovision 2022”. Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën që mban titullin “Sekreti”.

Ajo ka ndarë me publikun disa detaje të videoklipit, ku madje ka zbuluar edhe look-un e saj të ri. Ronela duket se ka hequr dorë nga të qenurit bionde, teksa shihet me flokët e zeza dhe balluket e prera

Nuk është më bionde! Ronela Hajati duket kaq ndryshe me look-un e

Teksa ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një fotografi me pamjen e re, Ronela shkruan bashkëngjitur me të: “Është nata e brunes!”.

Nga ana tjetër kujtojmë se artistja ka bërë me dije se ka nisur xhirimet e videoklipit të këngës në jug të vendit, me një mesazh të fortë për ruajtjen e trashëgimisë sonë natyrore.

Nuk është më bionde! Ronela Hajati duket kaq ndryshe me look-un e

Burime për “Top Albania Radio”-n kanë konfirmuar se kënga po xhirohet buzë Vjosës, në Bylis. U njoftua se në Gjirokastër dhe Tepelenë do të ketë gjithashtu fragmente të videoklipit.

Video e cila do të publikohet në fillim të Marsit në kanalin zyrtar të “Eurovizionit” do të tregojë disa nga bukuritë më përrallore të Shqipërisë, që do të shërbejë si një promovim i përsosur për të gjithë dëgjuesit e eventit.

Nuk është më bionde! Ronela Hajati duket kaq ndryshe me look-un e