E keni parë Dua Lipën që ka një dashuri shumë të madhe për fluturat? Edhe koleksioni i saj me Puma e sillte sërish me krahët transparentë të një fluture dhe dukej përrallore. Madje, koleksioni u pagëzua me emrin “Flutur”.
Gjithashtu, Dua njihet edhe për veshjet e saj ku dominojnë pikërisht dizenjo apo elemente fluturash, të cilat janë prezente në bluza, top crop apo fustane.
Të njëjtën “dukuri” vumë re edhe në proflin e Instagram-it të Fjoralba Ponarit, e cila postoi këto foton (ku duket një yll):
Tashmë, fluturat janë kthyer në tendencën e sezonit, por më shumë se një trend, ato kanë simbolika të veçanta.
Fluturat, janë jo vetëm krijesa të bukura, por ato simbolizojnë edhe metamorfozën, rritjen, zhvillimin dhe ndryshimin pozitiv (nisur edhe nga cikli i tyre natyror).
Në shumë kultura, flutura është shpresë dhe forcë. Në disa të tjera, romancë, gëzim, bekim dhe spiritualitet.
Kështu, edhe gocat e kanë aprovuar këtë trend, me gjithë simbolikat e tij dhe duken kaq të bukura.
Artikuj të sugjeruar: