Këngëtaret shqiptare që e kthyen shtatzëninë e tyre në telenovelë dhe “gënjyen sy për sy” (FOTO) – AlpeGossip
Këngëtaret shqiptare që e kthyen shtatzëninë e tyre në telenovelë dhe “gënjyen sy për sy” (FOTO)

Këngëtaret shqiptare që e kthyen shtatzëninë e tyre në telenovelë dhe “gënjyen sy për sy” (FOTO)

Me siguri të gjithëve na erdhi në majë të hundës nga raportet se Xhensila Myrtezaj ishte shtatzënë, edhe pse këngëtarja e mohoi për muaj të tërë, ashtu si shumë kolege të sajat, të cilat për një moment e kthyen shtatëzaninë e tyre në një telenovelë.

Të bëhesh nënë është padyshim një nga bekimet më të mëdha në jetë, por kurrë nuk e kuptuam kush ishte kompleksi i këtyre të famshmeve shqiptare që mohon vazhdimisht faktin se ishin në pritje të një fëmije.

E nisim me Xhensila Myrtezaj. Që mbas martese dolën thashetheme se ajo dhe Besi ishin në pritje të ëmbël.

Pas këtyre thashethemeve me Xhensilën nisi një luftë e vërtetë pasi ajo shpesh tentonte të fshinte edhe barkun e saj me photoshop.

Këtë fakt ajo e pranoi në një moment që një fans i saj e kapi mat, epo nuk kishte më kuptim derisa ajo na e pranoi vetë se priste një vajzë.

Lidhja e këngëtares Altuna Sejdiu , e njohur ndryshe si Tuna, me vëllanë e Robert Berishës, Patrisin është komentuar shumë gjatë.

Edhe shtatzania e Tunës ishte tejet e komentuar deri kur ajo vendosi që publikisht ta pranoj se pret fëmijën e Patris Berishës.

Një tjetër vajzë që është në pritje të ëmbël është edhe Adelina Tahiri.

Edhe Adelina e ka kthyer disi në një film me metrazh të shkurtër shtatzëninë e saj, pasi e mohonte derisa fansat i nxorën foton. Tashmë ajo pret të lindë djalin e saj.