Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët e “Big Brother VIP” kanë dhënë vendimet e tyre nëse do të qëndrojnë apo jo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment, komenti i opinionistes së “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku ka bërë që Beatrix Ramosaj të deklarojë se ajo është e gatshme të lërë shtëpinë. Këngëtarja e njohur u shpreh se nëse mendimi i Balinës dhe i publikut është që loja e saj atje është vetëm Donaldi dhe asgjë tjetër, më mirë të ikë.
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, kërkoi mendimin e opinionistëve mbrëmjen e të martës në momentin kur u diskutua për lidhjen e Donaldit me Beatrixën.
Balina Bodinaku u shpreh se ndërsa Donaldi e ka synimin tek fitorja e lojës, ka ardhur momenti që edhe Beatrix të tregojë pse ka hyrë në “Big Brother”. Madje ajo e këshilloi të mos i bëjë më presion aktorit të njohur për lidhjen e tyre.
“Është momenti që Beatrixa të kuptojë qëllimin pse ka hyrë aty brenda se duket sikur s’je e interesuar ndaj lojës, por qëllimi jot është vetëm Donaldi. Dhe po kërkon që Donaldi të bëjë të njëjtën gjë. Me këtë presion që po i vë një marrëdhënieje, rrezikon të humbësh edhe lojën, edhe Donaldin”, i tha Balina.
“Nëse ju dhe publiku mendoni se loja ime është Donaldi unë më mirë iki”, tha Trixa.
“Triksa është shumë tip emocional, e vuan, i mendon shumë gjërat”, tha Donaldi.
Këtu u kujdes Arbana Osmani që të sqarojë edhe një herë banorët se komentet e opinionistëve nuk përfaqësojnë mendimin e publikut, dhe se ata mbajnë përgjegjësi për ato që thonë.
“Që në fillim ka qenë e vështirë për mua, eksperiencë e bukur por e vështirë dhe ndonjëherë kur përjeton shumë gjëra njëkohësisht edhe unë mund të jem ngarkuar me shumë situata dhe pa dashje nuk e kam menduar gjendjen e Donaldit. Nuk është mërzitje e drejtpërdrejtë nga Donaldi, ka qenë edhe personale nga unë edhe koha e qëndrimit në shtëpi. Nuk doja të ndikoja tek ai, unë e kam në natyrë që e ekzagjeroj në kokën time”, tha Beatrix për lidhjen me Donaldin.