”NJË MAL ME PARA”/ Ja sa ka kushtuar fustani i ditëlindjes së Lori Hoxhës (FOTO) – AlpeGossip
”NJË MAL ME PARA”/ Ja sa ka kushtuar fustani i ditëlindjes së Lori Hoxhës (FOTO)

”NJË MAL ME PARA”/ Ja sa ka kushtuar fustani i ditëlindjes së Lori Hoxhës (FOTO)

Pak ditë më parë, Lori Hoxha festoi ditëlindjen e saj të 26-të në Paris. Bukuroshja kishte zgjedhur ta festonte këtë ditë të veçantë me mikeshat e saj larg Shqipërisë.

Ditën e ditëlindjes, Lori postoi shumë foto e video ku na tregonte vendin ku ndodhej, por gjithashtu dhe veshjet e saj të mahnitshme luksoze. Si fillim ishte e veshur me një fustan me gurë që vezullonte i tëri. Bukuroshja e kishte shoqëruar këtë fustan me një pallto të zezë dhe vathë të mëdhenj gjithashtu të shkëlqyeshëm. Veshja e dytë ishte një fustan me dekolte të hapur për çmimin e kripur të cilit kemi folur në një artikull më parë.

Këtë herë, çmimin për veshjen që kushton më shumë e merr ky fustan me gura i vezullueshëm. Sipas profilit të ”What They Wearin” fustani i mrekullueshëm i përket firmës Alessandra Rich dhe kushton 2500€ ndërsa vathët të cilat janë të po të njejtë firmë kushtojnë 275€.

Mesa duket, Lori nuk është kursyer fare për këtë ditë… /AlpeGossip.al