Dua Lipa po kalon momentet më të mira të jetës së saj! Këngëtarja e talentuar shqiptare nuk ndalet së korruri triumfe në botën e muzikës në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi po i gëzohet jashtë mase sukse suksesit me këngët e saj më të reja, sidomos me “One Kiss” të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harris.
Tashmë ajo cilësohet YLL dhe koncertet e saj nuk kanë të ndalur teksa po mban turin e saj muzikor në shtete të ndryshme. Por, siç ndodh zakonisht nëpër koncerte zakonisht fansat hedhin gjë sende në skenë, qoftë fotografi, banera apo të tjera që lidhjen me këngëtarët, por edhe flamuj.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këngëtaren me prejardhje shqiptare e cila ka bërë një veprim epik. Në koncertin e mbajtur në Moskë, një nga fansat ia ka hedhur asaj flamurin rus në skenë teksa Dua po këndonte “Hotter than hell”, e ajo e mori atë duke e larguar nga skena për ta çuar më pas në pjesën e prapme.
Shihni momentin në minutën 54:12