KUR DASHURIA TRIUMFON/ VIP-at që kurorëzuan lidhjen në martesë në vitin 2021 me ceremoni dhe celibrim – AlpeGossip
KUR DASHURIA TRIUMFON/ VIP-at që kurorëzuan lidhjen në martesë në vitin 2021 me ceremoni dhe celibrim

KUR DASHURIA TRIUMFON/ VIP-at që kurorëzuan lidhjen në martesë në vitin 2021 me ceremoni dhe celibrim

Viti që po lemë pas ka qenë dhe i bekuar për disa nga VIP-at e showbizit shqiptar. Çiftet e reja e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Edhe pse ceremonitë e martesës apo pjesë nga dasma ata nuk kanë publikuar shmë në rrjetet sociale por disa foto i kanë ndarë me ndjekësit e tyre.

Nga Rudina Dembacaj e deri tek Fero e Rezarta Shkurta, këto qenë martesat e viti 2021:

1.Pas shumë ndarjesh e ribashkimesh, dashuria mes Feros dhe Arbenitës triumfoi. Çifti shumë i komentuar në media u martuan me datë 18 Shkurt. Arbenita publikoi në rrjete sociale një foto pranë Feros, krahas së cilës shkruante “Të sapomartuar”.

2. Çifti shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë me datë 9 Qershor. Dyshja u martuan në fshehtësi të plotë dhe i befasuan të gjithë me fotot nga ceremonia.

3. Këngëtarja Fjolla Krasniqi u martua me datë 14 Qershor. Lajmi u bë i ditur nga mikeshat e saj, të cilat e uruan publikisht në rrjete sociale.

4. Këngëtarja shqiptare Xheisara kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me martesë me datë 29 Qershor. Xheisara dhe partneri i saj Klajdi mbajtën një ceremoni private me të ftuar vetëm njerëzit më të ngushtë.

5. Me datë 13 Korrik, çifti shumë i pëlqyer i showbizit, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre pas 17 vitesh bashkë. Çifti organizuan një ceremoni private afër detit me miqtë e të afërmit.

6. Vajza e ish deputetit të ndjerë, Bashkim Fino, Megi Fino i dha fund beqarisë me datë 23 Gusht. Megi celebroi në martesë dashurinë me Sidrit Takon.

7. Me datë 11 Shtator, reperi i njohur Buta zbuloi se ishte martuar me Fjollën larg syrit të mediave.

8. Një tjetër dasmë që bëri bujë të madhe në rrjet përgjatë vitit 2021 ishte ajo e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut. Dyshja u martuan me datë 1 Tetor në Qendrën e Jezuiteve “Anton Luli”. Dasma e tyre ishte e madhe, me shumë të ftuar, miq e familjarë.

9. Stilistja Suzana Ramosaj, nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj, u martua me datë 10 Nëntor. Ajo dhe partneri avokat Besnik Nikqi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Bjeshkët e Nemuna./ Alpegossip.al