"GJITHMONË KAM PASUR ËNDËRR AMERIKËN"/ Don Phenom flet për periudhën e errët të jetës - AlpeGossip
“GJITHMONË KAM PASUR ËNDËRR AMERIKËN”/ Don Phenom flet për periudhën e errët të jetës

“GJITHMONË KAM PASUR ËNDËRR AMERIKËN”/ Don Phenom flet për periudhën e errët të jetës

Don Phenom, reperi nga Shkodra që ka lindur në vitin 1991 dhe është shpërngulur drejt Amerikës në vitin 2001 ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Në intervistën për “Why Not” nga Roza Lati, ai tregoi për periudhën e tij të errët të fëmijërisë që shumë shpejt do ta sjellë dhe me muzikë.

Pjesë nga biseda

Roza Lati: Sytë i ke gjithmonë të qeshur, ke parë ndonjëherë dhimbje?

Don Phenom: Normal që kanë parë. Mendohem të qesh se kemi jetuar në dhimbje në vitet ’90 në fëmijëri.

Roza Lati: Ishte 10 vjeçari i parë pas të ’90-ave?

Don Phenom: Po.

Roza Lati: Çfarë ishte ai 10-vjeçar për ty?

Don Phenom: Ishte njësoj si ishte Kosova në luftë, edhe Shqipëria ishte në një luftë sidomos për disa familje më shumë se për tjerat.

Roza Lati: Ti e përmend gjithmonë, madje e ke dhe në këngë.

Don Phenom: Kam referenca, madje do dalin disa këngë që do e hap këtë temë më shumë, do flas. Është një periudhë që me të vërtetë fëmijët që kanë jetuar në atë periudhë, kanë shumë gjëra për të thënë se Shqipëria ka qenë vërtetë ‘e çmendur’.

Roza Lati: Më thuaj diçka nga shikimi i nënës tënde, nga shikimi i babait që ty të ka prekur dhe nuk ke bërë naze?

Don Phenom: Gjithmonë e kemi pasur ëndërr Amerikën se Shkodra në atë periudhë ka qenë shumë e rrezikshme, prandaj kemi qenë të gjithë me vullnet që të ikim. Pastaj pas shumë vitesh në Amerikë më ka marrë malli për këtë vend dhe jam dashuruar me vendin tonë më shumë, e dua Shqipërinë më shumë.