NIS EMISIONI MË I KOMENTUAR NË MEDIA/ Bes Kallaku zbulon kuptimin e emrit (FOTO) – AlpeGossip
NIS EMISIONI MË I KOMENTUAR NË MEDIA/ Bes Kallaku zbulon kuptimin e emrit (FOTO)

NIS EMISIONI MË I KOMENTUAR NË MEDIA/ Bes Kallaku zbulon kuptimin e emrit (FOTO)

Ka filluar sot tek “E diela shqiptare”, emisioni i shumëpritur dhe i shumë komentuar në media “BE Coffee”. Në orën 16:00 skena e të “Dielës shqiptare” u transformua në një kafene dhe të parët që u shfaqën ishin Besi dhe Erioni. Me të nisur emisioni, dy aktorët debatuan për emrin “BE Coffee” dhe kuptimin e tij.

Besi zbuloi se BE është shkurtimi për Bashkimin Europian ndërsa Coffee ia kanë vendosur nisur nga fakti që shqiptarët çdo punë dhe bisedë e bëjnë në kafe.

Mirëpo Erioni nuk ishte dakort me këtë përkufizim duke u shprehur se BE është bashkimi i inicialeve të emrave të tyre.

Këtu Besi i kujtoi se në emision nuk janë vetëm ata të dy, por edhe Olsi Bylyku të cilin e ftuan në skenë dhe e vendosën në rolin e banakierit.

Në puntatën e parë, Besi, Erioni dhe Olsi u fokusuan në tema të ndryshme, që nga moderatorët, emisionet, largimet nga njëri televizion tek tjetri etj. Në emision pati edhe të ftuar ku të parat ishin aktorja Ema Andrea dhe motra e saj biznesmene Antonela Hako.