Dy ditë më parë këngëtarja e njohur Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo e mbajti të fshehtë shtatzëninë, por ditën që vogëlushja erdhi në jetë vendosi ta ndajë lajmin me të gjithë.
Ishte fillimisht partneri i saj Davon Edwards i cili bëri me dije lajmin për fansat, duke postuar foto nga shtatzënia e këngëtares si dhe u shfaq me vajzën e sapo lindur.
Çifti e ka pagëzuar vajzën me emrin e vaçantë Kaimana. Mësohet se ky emër e ka origjinën nga Hawaii dhe do të thotë “Fuqia e oqeanit”. Pra është bashkim i emrit “Kai” që do të thotë oqean dhe “Mana” që përkthehet fuqi.